Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin Golija në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij dy-vjeçare dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një konflikti familjar. Sipas informacioneve, pas një grindjeje me bashkëshorten, kryefamiljari ka sulmuar fizikisht gruan dhe më pas është larguar nga banesa me vajzën e mitur.
Trupat e pajetë u zbuluan disa orë më vonë nga babai i autorit, i cili njoftoi policinë. Ata u gjetën në një zonë malore rreth 50 kilometra nga qyteti i Nikshiqit. Hetimet paraprake dyshojnë për vrasje të vajzës dhe më pas vetëvrasje nga babai, ndërsa motivet ende nuk janë bërë të ditura.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet mjekësore, të cilët konfirmuan vdekjen e të dyve. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Lartë Shtetërore në Podgoricë./ Zoom.al