Aplikacion
Një aksident tragjik është regjistruar në Zvicër, ku një teleferik është rrëzuar në zonën turistike të skive në Engelberg, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi.
Sipas të dhënave paraprake, kabina e linjës Trübsee–Stand Xpress është shkëputur pak pasi ka kaluar stacionin e ndërmjetëm, duke rënë në një shpat me dëborë dhe duke u përmbysur disa herë gjatë rënies.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se pak çaste para incidentit është dëgjuar një zhurmë e fortë, ndërsa kabulli është lëvizur papritur, çka ka sjellë edhe shkëputjen e kabinës. Në atë moment, zona ishte përfshirë nga erëra shumë të fuqishme, që sipas raportimeve kanë arritur deri në 130 km/orë.
Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe u përpoqën për disa minuta të shpëtonin jetën e personit të plagosur, por pa rezultat. Autoritetet konfirmuan një viktimë, ndërsa identiteti i saj nuk është bërë ende publik./ Zoom.al