Aplikacion
Një ngjarje tragjike është shënuar në Austri, ku një grua shqiptare është vrarë nga bashkëshorti.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e Badenit, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare.
Ajo u gjet në oborrin e banesës me plagë të shkaktuara nga mjet prerës e armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua arma e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në krim.
çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme kohët e fundit, por ende nuk është përcaktuar motivi i saktë që çoi në këtë akt ekstrem. Ndërkohë, është urdhëruar edhe kryerja e autopsisë për të sqaruar plotësisht shkakun e vdekjes.
Autori u arrestua menjëherë nga policia dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.