zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Durrës, humb jetën një pushues

Ngjarje e rëndë në Durrës, humb jetën një pushues

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues ka humbur jetën ndërsa ndodhej në det.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është një burrë rreth 50 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në momentin e incidentit nuk ka pasur vrojtues plazhi në detyrë.

Si pasojë, ndihma e parë është ofruar nga pushues të tjerë, të cilët megjithë përpjekjet nuk arritën të shpëtonin jetën e tij.

Ende nuk është përcaktuar shkaku zyrtar i vdekjes, hetimet janë në vazhdim për të zbuluar nëse bëhet fjalë për mbytje apo një problem të papritur shëndetësor, si një atak kardiak./ Zoom.al

Postime të lidhura