zoom

Lajme

Ngjarje e rëndë në aeroportin e Milanos/ Vdes një person pasi u përplas me motorin e aeroplanit

Ngjarje e rëndë në aeroportin e Milanos/ Vdes një person pasi u përplas me motorin e aeroplanit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mëngjes në aeroportin e Milanos, ku një burrë humbi jetën pasi u përplas me motorin e një aeroplani që po përgatitej për nisje drejt Asturias, në Spanjën veriperëndimore.

Sipas raportimeve të mediave italiane, burri hyri në pistë në mënyrë të paligjshme dhe u përplas fatalisht me motorin e avionit, ndërsa ky i fundit sapo ishte larguar nga stacioni i uljes dhe po përgatitej për ngritje.

Detajet mbi identitetin e viktimës dhe mënyrën se si ai arriti të depërtojë në pistë mbeten ende të paqarta. Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për të zbuluar se si ai mundi të hyjë në zonën e rrezikshme të aeroportit nga jashtë perimetrit të sigurisë.

Për shkak të incidentit, fluturimet në aeroport u pezulluan përkohësisht, por u rifilluan pas mesditës, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të aeroportit./ Zoom.al