Aplikacion
Një 39-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
39-vjeçarja nga Kosova u dërgua fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Ajo u paraqit në spital në datën 21 gusht.
Më pas, ajo u dërgua për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ndërroi jetë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Autoritet po vijojnë hetimet për të zbardhur më shumë detaje për shkaqet e ngjarjes./ Zoom.al


