zoom

Bota

Ngjarja që tronditi Danimarkën, kush i rrëmbeu fëmijët e trashëgimtares gjermane?

Një betejë për kujdestarinë midis një trashëgimtareje gjermane dhe ish-bashkëshortit të saj mori një kthesë të papritur kur fëmijët e tyre më të vegjël u rrëmbyen teksa festonin Vitin e Ri me babanë e tyre në Danimarkë.

Dy fëmijët e Christina Block, 13-vjeçarja Clara dhe 10-vjeçari Theodor, po shikonin fishekzjarret me babanë e tyre Stefan Hensel në një kafene në Gravenstein rreth orës 12:15 të së hënës, kur një grup burrash i sulmuan, thuhet në raportimin e Bild.

Burrat goditën Henselin dhe i futën me forcë fëmijët në një makinë. Gravestein është rreth 10 milje nga kufiri gjerman dhe policia dërgoi makina patrullimi në kufi menjëherë pasi fëmijët u rrëmbyen.

“Ne u thirrëm për të raportuar një rrëmbim,” tha një zëdhënës i policisë federale gjermane për Bild.

49-vjeçarja është vajza e biznesmenit gjerman Eugene Block, i cili zotëron zinxhirin e njohur të restoranteve Block House.

Ish-çifti kanë luftuar për kujdestarinë e fëmijëve që nga vera e vitit 2021, kur Hensel dyshohet se i mbajti dy fëmijët me vete në Danimarkë pas një vizite, raportoi Bild. Megjithatë, vajza e madhe e çiftit, Johanna 17-vjeçare, jeton me të atin, ndërsa vajza e mesme, Greta, 15 vjeç, jeton në Hamburg me nënën.

Rrëmbimi mund të lidhet me mosmarrëveshjen e kujdestarisë, tha policia daneze për Bild. Megjithatë, as Block dhe as Hensel nuk kanë komentuar publikisht për rrëmbimin.