Aplikacion
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, njoftoi policia.
Më tej shpjegohet se e mitura kishte denoncuar të dyshuarin për ngacmim në rrugë, por ai e ka mohuar gjatë ndalimit.
Dosja po hetohet nga Prokuroria, teksa do ballafaqohen edhe palët. /ZOOM.AL/