Aplikacion
Është caktuar ditën e sotme nga Gjykata e Korçës masa e sigurisë për drejtorin e shkollës, Adriatik Haxhillari në Stropckë të Pogradecit, pasi akuzohet se ngacmonte nxënëset e mitura.
Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se Haxhillari është lënë në arrest me burg për 40 ditë, teksa seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Avokatët janë shprehur ndër të tjera se Haxhillari nuk ka pranuar akuzat. Jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarët e të akuzuarit, të cilët për shkak të çështjes nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit.
Kujtojmë se pak ditë më parë, 59-vjeçari Adriatik Haxhillari u arrestua sepse akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy 14 vjecareve.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës