zoom

Stil

Nga selfiet, tek majdanozi e vera e kuqe; 5 gjëra rreptësisht të ndaluara në Met Gala

Mes rregullave të pathyeshme të Met Gala, nuk është vetëm ‘dress code’: të ftuarit që marrin pjesë duhet t’u nënshtrohen 5 rregullave të konceptuara mirë:

Absolutisht asnjë selfie

Është e kuptueshme që të gjithë që marrin pjesë në një event të tillë të kenë dëshirën të shkrepin të paktën një foto nga ky rast. Megjithatë, të ftuarve u bëhet e qartë që kjo gjë ndalohet sepse privatësia ajo që e bën Met Gala kaq ekskluzive. Në 2015-ën përdorimi i social medieve u ndalua, në mënyrë që të famshmit të mos e kalonin mbrëmjen duke parë telefonat.

Asnjë agjent ose i dërguar nga shtypi

Ndryshe nga të gjitha eventet ku të famshmit janë të shoqëruar nga agjentët e tyre, në Met Gala, asnjë agjent publicitar nuk mund të jetë i pranishëm.

Fëmijët e të famshëmve nuk lejohet të marrin pjesë

Në vitin 2018 Met Gala nxori rregullin se personat nën 18 vjeç nuk mund të marrin pjesë në këtë event. Pra, nuk është se të famshmit nuk mund t’i marrin fëmijët e tyre, por ata thjesht duhet të jenë adultë.

Disa ushqime janë të ndaluara

Pas tapetit të kuq, mysafirët ftohen për një coktail ose darkë formale. Por ka disa rregulla për sa i përket pjatave që mund të serviren. Në darkën e eventit nuk mund të serviren as qepë, as hudhra, madje nuk shërbehen as brusketa. Madje as majdanozi nuk mund të shërbehet për të evituar riskun që mund të ngjitet në dhëmbë. Që prej 2016, është ndaluar dhe vera e kuqe për shkak të një incidenti me Karlie Kloss, së cilës iu desh të ndërrohej pasi iu derdh një kanë me verë.

Është e detyrueshme të socializohesh

Sipas New York Times, biletat për edicionin e fundit të Met Gala, kushtonin 30.000 dollarë dhe 275.000 dollarë për një vend në tavolinë. Sapo të hysh brenda, është e detyruar të socializohesh. Sipas disa burimeve, Anna Wintour e ka organizuar darkën në një mënyrë të tillë që edhe nëse një i famshëm shoqërohej nga partneri, të dy të mos uleshin pranë. Në këtë mënyrë mund të njihesh me njerëz të rinj dhe të interesohesh rreth asaj që ata bëjnë. Ç’sens ka të vish me burrin tënd dhe të mos flasësh me askënd?

Përgatiti: Alesia Doçi