zoom

Bota

Nga i pastrehë në milioner, historia frymëzuese e 23-vjeçarit australian

Harry Sanders, 23 vjeç nga Australia ka treguar se si i ka ndryshuar jeta në harkun kohor të 5 viteve. Kur ishte 17 vjeç ai ishte një i pastrehë, ndërsa tani, në moshën 23-vjeçare është themeluesi i një kompanie me vlerë 5.8 milionë funte.

“Askush nuk kujdesej për mua. Prej një viti kam fjetur në rrugë dhe ndonjëherë pa ngrënë. Sot kur i kujtoj ato vite më duken si shumë të largëta”, ka thënë Sanders.

Aftësia që ai kishte me teknologjinë i ndryshoi jetën. Sanders krijoi një program që funksiononte si motor kërkimi në internet, e prej saj arrin të fitojë shumë. Ai kuptoi se nëse përkushtohej më shumë, biznesi i tij mund të zgjerohej, e kështu bëri. I riu nisi të punonte fillimisht pa shumë të ardhura, me fokusin për të tërhequr klientë.

Më pas, vit pas viti kompania filloi të rritej. Sanders ka thënë se në vitin 2019 arriti të fitonte rreth 3 mln dollarë fitime.

Megjithëse fiton shumë, i riu thotë se nuk shpenzon dhe aq, pasi është mësuar me ndjenjën e kursimit.

“Të fitosh kaq shumë para mund të duket e mrekullueshme, por s’është gjithçka. Unë kam një kompani tani me vlerë milionë dollarëshe, e prapë, shqetësohem kur ble diçka që vlen tre dollarë, sepse gjithmonë i shtroj vetes pyetjen: A ia vlen kjo?”, tha 23-vjeçari.