Aplikacion
Biden e nisi fjalën më një batutë për moshën ndërsa tregoi se si e ka parë botën të ndryshojë gjatë dekadave.
“Kam parë një shtrirje të jashtëzakonshme të historisë. Unë u zgjodha për herë të parë në detyrë … në vitin 1972. Tani, e di që dukem sikur jam vetëm 40 vjeç. E di këtë.”-tha presidenti.
Kreu i shtëpisë së bardhë siguroi mbështetjen për Ukrainën të cilën e quajti prioritet të SHBA dhe aleatëve, ndërsa shtoi se Rusia ka dështuar.
“Putin u nis për të shkatërruar Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë. Ai donte të dobësonte NATO-n, por NATO është më e madhe, më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë. Tani bota ka një zgjedhje tjetër për të bërë. A do të vazhdojmë mbështetjen tonë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë këtë luftë, apo do të largohemi dhe do të lejojmë që agresioni të vazhdojë dhe një komb të shkatërrohet. Unë e di përgjigjen time. Ne nuk do të heqim dora nga mbështetja për Ukrainën.”- tha më tej.
Biden kërkoi gjithashtu armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit dhe mospërshkallëzimin e konfliktit në të gjithë rajonin.
“Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet, të sjellin pengjet në shtëpi dhe të sigurojnë Izraelin dhe Gazën, pa kontrollin e Hamasit. Lufta në shkallë të gjerë nuk është në interesin e askujt. Edhe nëse situata është përshkallëzuar, një zgjidhje diplomatike është ende e mundur. Në fakt, ajo mbetet e vetmja rrugë për të lejuar banorët nga të dy vendet të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre pranë kufirit.”
Në përfundim Biden foli edhe për tërheqjen nga gara presidenciale të cilën e quajti një vendim shumë të vështirë por edhe të rëndësishëm,duke nxitur duartrokitje të gjata nga salla.
“Të dashur kolegë liderë, të mos harrojmë kurrë, disa gjëra janë më të rëndësishme se të qëndrosh në pushtet. Është populli dhe njerëzit tuaj që kanë më shumë rëndësi.”- u shpreh Biden.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore