zoom

Të gjitha

Nga deklaratat e Veliaj-t e deri te akuzat ndaj Dukagjin Likës/ Sunny Hill në syrin e Billboard

“Një festival ndërkombëtar muzikor i themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa për të promovuar vendlindjen e saj Kosovën, ka çuar në akuza për vendin e vogël evropian pasi humbi ngjarjen ndaj Shqipërisë fqinje,”-kështu e nis shkrimin e saj “Billboard”. Në mes të gjithë zhurmës që u krijua në mediat vendase, edhe prestigjiozja amerikane “Billboard” i ka dedikuar një shkrim kësaj ngjarje. Më tej revista prestigjoze risjell në vëmendje disa deklarata të organizatorit, Dukagjin Lipa disa vite më parë ku deklaronte se ky festival ishte mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën.

“Festivali Sunny Hill bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u zhvillua sërish në vitin 2019, duke sjellë artistë si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix dhe Action Bronson në një nga vendet më të reja dhe më të varfra të Evropës.  Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, tha se festivali i solli Kosovës publicitet të paçmuar, duke përfshirë mbulimin në më shumë se 500 media ndërkombëtare. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit,”-vazhdoi prestigjiozja.

“Billboard” e përfundon shkrimin e saj duke cituar deklaratën e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliajn, ku sipas tij kryeqyteti ynë është vendi i duhur për ta zhvendosur Sunny Hill Festival, jo më kot edhe Bashkimi Evropian emëroi Tiranën si kryeqytetin e të rinjve të BE-së.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha për Associated Press se qeveria e tij e ofroi menjëherë kryeqytetin e Shqipërisë “si një zëvendësim në një përpjekje për të mbajtur festivalin ndërkombëtar në një qytet të madh shqiptar”. Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë së Kosovës.

Ai përmendi edhe disa VIP-a me rrënjë shqiptare, nga humoristi i ndjerë Gjon Belushi e deri te e ndjera Nënë Tereza, e njohur tashmë si Shën Tereza e Kalkutës,”– përfundon Billboard./L.K

/Zoom.al