zoom

Kinema & Netflix

Netflix/ “Adolescence” thyen një tjetër rekord

Netflix/ “Adolescence” thyen një tjetër rekord

“Adolescence” ka grumbulluar një numër të mahnitshëm shikimesh brenda vetëm 11 ditëve, duke u bërë seriali më i ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar ndonjëherë.

Brenda kësaj periudhe kohore, drama kriminale e vlerësuar nga kritikët – e cila ka ndezur biseda jashtëzakonisht të rëndësishme për të rinjtë në shoqërinë e sotme -shënoi 66,300,000 shikime.

I publikuar më 13 mars, seriali me katër pjesë luan Stephen Graham në rolin e Eddie Miller, një baba, familja e të cilit është shkatërruar pasi djali i tij 13-vjeçar Jamie (Owen Cooper) është akuzuar për vrasje.

Brenda katër ditëve të para, ai mblodhi 24,300,000 shikime dhe aktualisht mban një vlerësim sensacional prej 99% në Rotten Tomatoes.

Shifrat e shikueshmërisë së tij rezultuan që “Adolescence” të bënte histori televizive në Mbretërinë e Bashkuar, pasi 6.45 milionë njerëz e panë episodin e parë në shtatë ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

Njekësit presin me ankth për një sezon të dytë edhe pse zyrtarisht nuk ka ende një njoftim për një të tillë.

Postime të lidhura