Aplikacion
Një grabitje ka ndodhur në rrugën Mon Balaj në Prishtinë ku dy persona të armatosur i kanë grabitur para një shtetasi.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:55. Ndërsa mësohet se kanë vjedhur para kesh, si edhe një telefon.
Personi i grabitur raportohet se ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 07.04.2025 – 01:55. Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.