zoom

Sport

Në Spanjë la nisur lufta e ftohtë mes “oligarkëve” të futbollit. Tebas: S’flas me Perez prej…

Real Madrid duket më pranë se kurrë marrëveshjes me Kylian Mbappe.

Këto zëra i bën edhe më të fortë presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas i cili theksoi se me 99%, francezi do të jetë pjesë e “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm.

Ndër të tjera, Tebas shtoi se prej tre vitesh nuk komunikon me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.

“Ka 99% që Mbappe të transferohet te Real Madrid në sezonin e ardhshëm, por nuk e di nëse lojtari ka fimosur apo jo.

Ky është patjetër një lajm i madh për Realin dhe për ligën, bëhet fjalë për një nga futbollistët më të mirë në qarkullim.

Siç e shoh unë, tre janë lojtarët më të mirë aktualisht, Haaland, Bellingham dhe Mbappe. Dhe, tani besoj se dy prej tyre do të jenë pjesë e Real Madrid.

Raporti me Florentino Perez? Nuk flasim prej tre vitesh, por jam i lumtur që do të marrin Mbappe.

Përfitoj nga kjo intervistë që ai ta kuptoj se jam i lumtur që Reali i tij bën të tilla goditje në merkato”, u shpreh Tebas. /ZOOM.AL/