zoom

Të gjitha

“Ndonjëherë jeta të largon”…/ Beniada tregon raportin me Einxhel

Beniada Nishani ishte një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

Vetëm pak më parë, bukuroshja ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku është pyetur nga vëllezërit Veshaj lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë Beni:

“Me Einxhel nuk flasim. Unë brenda shtëpisë kam qenë vetvetja. Nuk e di arsyen, nuk di çfarë të tregoj. Jam shumë në rregull me Einxhel, kam qenë shoqe e vërtetë, por ndonjëherë jeta të largon.”

Në një intervistë disa kohë më parë, Einxhel ka treguar se Beniadën akoma nuk e ka takuar pavarësisht se sa shumë të afërta ishin me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë më të madhe dhe më të njohur “Big Brother VIP”./L.K

/Zoom.al