zoom

Aktualitet

Në kërkim nga Italia si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Në kërkim nga Italia si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Është arrestuar në Tiranë një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

I riu me iniciale A. S., banues në Tiranë, u kap në rrugën “Dritan Hoxha” dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të operacionit të koduar “Perugia”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij 35-vjeçarit në Itali.