Aplikacion
Tifozët e AEK-ut u janë kundërpërgjigjur atyre të Olimpakosit, teksa mbrëmjen e sotme në duelin e Europa League, kundër Ajax-it, kanë nxjerrë një pankartë ku shkruhej: “Kosova is Albania”.
Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq që një grup joshqiptar.
Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit “Kosovo je Serbija” në stadiumet serbe, rumune, ruse, etj.
Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist. Vlen të thekesohet se pak ditë më parë nga grupimi ultras i Olimpiakosit u shfaq një baner ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Ndeshja AEK-Ajax përfundoi me rezultatin 1-1. /zoom.al/