zoom

Ekonomi

Ndryshon çmimi i naftës dhe benzinës në vend

Ndryshon çmimi i naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me pakicë, me 3 lekë dhe do të shitet me 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i benzinës është ulur me 5 lekë dhe do të shitet me 174 lekë/litri, dhe për shumicën jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Postime të lidhura