Aplikacion
Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për katër ditët në vijim.
Ajo foli në “Vizion Plus” për ndikimin e Hënës së Re dhe konfigurimeve të reja planetare që sinjalizojnë ndryshime të rëndësishme.
Sipas saj, Hëna e Re në kënd të vështirë me Uranin krijon shtysë të fortë për transformime të menjëhershme, ndërsa zhvillimi më domethënës i kësaj periudhe është bashkimi i Saturnit me Neptunin në shenjën e Dashit – një hyrje që shënon fillime të reja, por edhe nevojën për përgjegjësi.
Edhe pa e kërkuar vetë, Dashët do të përballen me situata që i shtyjnë drejt ndryshimit. Këshilla kryesore është të ndërtojnë ëndrrat mbi atë që duan realisht për veten, jo mbi pritshmëritë e të tjerëve. Dielli në Peshq ndihmon në mbylljen e çështjeve financiare të mbartura.
Hëna e Re prek veçanërisht të lindurit në fund të shenjës. Kjo periudhë sjell rregullime në ambientin e punës dhe nxit përmirësime të vogla, por të domosdoshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës profesionale.
Energjia planetare kërkon “pastrim”. Binjakët duhet të heqin dorë nga ngarkesat mendore dhe situatat e panevojshme, për t’i hapur rrugë iniciativave të reja që kanë potencial të madh zhvillimi.
Fokusi kryesor shkon te karriera. Bashkimi Saturn–Neptun kërkon që Gaforret të rishikojnë drejtimin profesional dhe të investojnë energji në punë që i përmbush shpirtërisht.
Pas eklipsit përballë shenjës, vjen koha për rregullime në marrëdhënie dhe jetën sociale. Prurjet e reja njerëzore do të ndihmojnë në orientimin drejt rritjes personale dhe praktike. Ndryshime priten edhe në jetën private apo vendbanim.
Me Diellin përballë, Virgjëreshat ndihen më të mbështetura nga rrethi. Hëna e Re ndikon në plane afatgjata, por momentalisht kërkon korrektime në përditshmërinë e punës.
Saturni dhe Neptuni përballë shenjës kërkojnë rishikim të imazhit personal. Është momenti për të kuptuar çfarë dëshirojnë realisht nga vetja, pa u ndikuar nga gjykimi apo përfitimet që vijnë nga të tjerët.
Me Diellin, Mërkurin dhe Venusin në Peshq, Akrepët përjetojnë një periudhë shumë pozitive. Megjithatë, Hëna e Re nxit përpjekje për të zgjidhur tensione familjare. Familja është prioritet absolut.
Hyrja Saturn–Neptun në Dashi është shumë stimuluese. Edhe pse ritmi nuk është tërësisht në dorën e tyre, projektet dhe ëndrrat po marrin formë më të qartë sesa në javët e mëparshme.
Nëse ambienti ku jetojnë nuk u përshtatet më, lind dëshira për ndryshim rrënjësor. Të lindurit në mes të shenjës fokusohen te projekte konkrete, ndërsa dita shënon hapa të rëndësishëm në planet e nisura.
Hëna e Re dhe eklipsi në shenjën e tyre do të kenë ndikim deri në mesin e prillit. Ujorët këshillohen të jenë inovatorë dhe të lënë pas situatat që i kanë rënduar prej kohësh.
Muaji i tyre nis fuqishëm. Dielli, Mërkuri dhe Venusi krijojnë mundësi për plane udhëtimesh dhe projekte të reja. Deri në mesin e marsit mbyllen shqetësime të vjetra, qoftë shëndetësore apo ekonomike./ Zoom.al