zoom

Aktualitet

Ndryshime te Policia Rrugore në Tiranë, kush emërohet drejtor

Ndryshime te Policia Rrugore në Tiranë, kush emërohet drejtor

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë.

Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar dhe është kthyer në detyrën e mëparshme si shef i sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Komandimi i Shehut u bë në prill të këtij viti pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-shefit të Rrugores, Roven Zekës, i cili u akuzua se së bashku me dy zyrtarë të tjerë kishte marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Ndërkohë, Neritan Buzi, para se të merrte drejtimin e Policisë Rrugore në Tiranë, shërbente në policinë e Qafë Botës.

Ai u transferua në Qafë Botë në qershor të këtij, kur edhe dha dorëheqjen nga drejtimi i komisariatit të Himarës / Zoom.al

Postime të lidhura