Aplikacion
Lëvizje të reja janë bërë në krye të sistemit penitenciar në Shqipëri.
Klevis Qose nuk do të vijojë më detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, duke u larguar nga posti që mbante prej vitit 2024.
Sipas burimeve, në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi.
Qose kishte marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, duke pasuar Admir Abrija, i cili u tërhoq nga posti në shkurt 2024.
Më herët, Klevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Ai ishte emëruar në 6 dhjetor 2023 pas propozimit të bërë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Qose në vitin 2021 ka mbajtur edhe postin e kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve.
Arsyet e largimit të tij nga detyra nuk janë zbardhur ende./ Zoom.al