zoom

Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit? Gledis Nano njofton konferencë për mediat

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të zhvillojë mesditën e sotme një konfrencë për shtyp. Konferenca do të mbahet në 13:00 dhe kjo është dalja e parë publike e drejtorit të policisë, që pas marrjes së detyrës.

Çfarë pritet

Thuhet se Gledis Nano pritet që të njoftojë ndryshime në policinë e shtetit.

Përfundimi i afatit 100 ditësh të vendosur nga Kryeministri Edi Rama, si edhe ndryshimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pritet të sjellin ndryshime rrënjësore, që do të prekin jo vetëm kupolën e policisë, por edhe drejtorët vendorë, shefat e komisariatit e të rendit.

Nga 12 qarqet, kryepolici i ri ka takuar vetëm vartësit e tij në Tiranë, ndaj edhe ndryshimet pritet të nisin nga kryeqyteti.

Njoftimi i policisë

Duke ju uruar javë të mbarë, ju njoftoj se në orën 13:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të japë një konferencë për shtyp.