Aplikacion
Vetëm dy ditë larg përballjes tonë të parë në Euro 2024, Tifozat Kuq e Zi kanë bërë publike edhe detajet e organizimit të tifozëve, që pritet të mbushin Siganal Iduna Park të shtunën në mbrëmje, në Dortmund.
Në njoftim jepet itinerari dhe zona e grumbullimit, para hyrjes në stadium, por edhe pas ndeshjes, teksa e shoqërojnë edhe me një lokacion na Google Maps. Tifozët kanë vendosur ta ndezin atmosferën duke nisur ora 14:00 e pasdites dhe deri pas mbarimit.

Njoftimi:
“Të dashur Tifoza,
Vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën:
Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany
https://maps.app.goo.gl/u5WxEbCQGLtvWdqV8?g_st=ic
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke.
Përjetësisht me ty Shqipëri! #1Komb1Kombëtare #TKZOnTour”. /ZOOM.AL/