Aplikacion
Kadir İnanır, aktori i njohur i kinemasë turke, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore. Ceremonia për një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë turke për gati gjysmë shekulli mbahet në Qendrën Kulturore Atatürk.
Ai lindi më 15 prill 1949 në Fatsa të Ordusë dhe ishte më i vogli nga 14 vëllezërit e motrat. Luajti në telenovela dhe më pas në filma hit në Turqi. Punoi me kineastët e mëdhenj duke përfshirë Atıf Yılmaz, Ömer Kavur, Şerif Gören, Memduh Ün, Erdoğan Tokatlı dhe Melih Gülgen.

Kadir İnanır dhe Türkan Şoray, dyshja legjendare e kinematografisë turke, luajtën së bashku në 11 filma të paharrueshëm. Në Shqipëri u bë i njohur si ylli i kinemasë turke me filmin “Shamikuqja”, një film romantik i vitit 1978, drejtuar nga Atıf Yılmaz, bazuar në novelën “Shamikuqja”, që flet për një vajzë fshati e cila bie në dashuri me një drejtues kamioni nga Stambolli.

Filmi, i cili fitoi tri çmime, përfshirë vendin e dytë si filmi më i mirë në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmit “Golden Orange” në Antalia, u votua si një ndër 10 filmat më të mirë turq nga Shoqata e Kinemasë në Ankara.
“Mbytu në turp”/ Çfarë tha Iris Luarasi për Onkologjikun që zemëroi rrjetin. Reagimet