Aplikacion
Policia e Sarandës ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, i lindur më 26.09.1961 dhe banues në Tiranë.
Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marrë Zhejin në afërsi të “Restaurant Layos”, në rrugën Butrinti, pasi ai kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Zheji vuante nga diabeti, thuhet në njoftim.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, Artur Zheji ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.
Autoritetet kanë nisur procedurat për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore./ Zoom.al

