zoom

Bota

Natë bombardimesh! Sulmet ruse vazhdojnë, së paku 4 viktima

Ukraina vijon të përgjaket! Katër persona kanë mbetur të vrarë, pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv-it u sulmua gjatë natës nga forcat ruse.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave Civile, shkruan BBC.

Sipas Shërbimeve të Emergjencave të Ukrainës, një vajzë pesëvjeçare është dërguar me urgjencë në spital për trajtim , ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për të nxjerrë trupat nga rrënoja.

Gjithashtu edhe një qendër tregtare u dogj nga bombardimet në zemër të Kharkiv-it, ndërsa nuk është raportuar për viktima./ Zoom.al