zoom

Sport

Nata e dytë e Champions/ Mbappe zhgënjen, reagimet e teknikëve pas ndeshjeve

Nata e dytë e Champions/ Mbappe zhgënjen, reagimet e teknikëve pas ndeshjeve

Nuk shiheshin favorit, por Barcelona siguroi një fitore të madhe brenda në Paris, një sukses 2-3 që i lë një shije të mirë trajnerit Xavi. Ashtu sikurse në krahun tjetër Mbappe u zhduk fare nga fusha dhe zhgënjeu kur pritej më shumë.

“Duhet të jemi krenar për këtë ekip. Kishim studiuar gjatë gjithë javës se çfarë duhet të bënim. Vuajtëm gjatë fillimin të pjesës së dytë, por të mos harrojmë po luanim kundër një ekipi të madh. Objektivi ynë është të kualifikohemi për në gjysmëfinale, kemi dhe një ndeshje në shtëpinë tonë, do të jetë e vështirë, por besoj se mund t’ia dalim. Ata janë një skuadër e fortë, por kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme. Jam i lumtur edhe për një tjetër fakt, lojtarët e mi janë adoleshentë, por treguan personalitet dhe pjekuri”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

Një humbje e tillë, me përmbysje, i qëndron ngushte Luis Enriqeues, por trajneri i PSG beson ende se ekipi i tij ka shanse të kualifikohet: “Sigurisht, ky nuk është rezultati që prisnim. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një skuadre të forte. Në pjesën e parë ata luajtën më mirë, ndërsa në të dytën arritëm të përmbysnim ndeshjen, madje kishin shanse të thellonim rezultatin. Tani do të shkojmë në Barcelonë me shumë dëshirë, për ne është si një finale. Kam besim të plotë tek ekipi im”, theksoi Luis Enrique pas ndeshjes.

Për takimin tjetër, edhe Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ndjen keqardhje për mënyrën se si shkoi ky takim, në një kohë kur ekipi i tij kishte shanse të mbyllte llogaritë që në sfidën e parë:

“Besoj se deri në minutën e 70-të zhvilluam një ndeshje të mirë. Kishim një rast të pastër me Lino-n për të shënuar golin e tretë, por portieri i tyre bëri një pritje të shkëlqyer. Sigurisht, edhe Brandt me kokë kishte shansin të barazonte rezultatin, por siç ndodh shpesh në ndeshje të tillë, e rëndësishme ishte të fitonim. Ky rezultat na detyron që ndeshjen e kthimit të luajmë më kujdes”, theksoi trajneri i Atletico Madrid.

Edin Terzic, trajneri i B.Dortmund, u shpreh i bindur se ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit: “Ndeshja është e hapur. Imagjinoja një fillim takimi shumë më ndryshe, por paguam shtrenjtë mungesën e eksperiencës, kishim shumë lojtarë që luanin për herë të parë një ndeshje në fazën çerekfinale. Në 30 minutat e para nuk u treguam të zotë, i dhamë mundësinë atyre të shkonin lehtë në zonën tonë. E rëndësishme është që reaguam, në pjesën e dytë zhvilluam një ndeshje të mirë, u treguam të zotë në shumë aspekte”, theksoi trajneri i B.Dortmund. /ZOOM.AL/