Aplikacion
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhi, ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Murseli, që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, për 30 mijë euro.
Ajo shkruan se ngjarja u tentua të fshihej si grabitje, por theksoi se ku krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe autorët do të dalin para drejtësisë.
Dy ditë pas krimit, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor) u arrestua bashkëshorti i viktimës, i cili është këshilltari i Behgjet Pacollit, si edhe autori i dyshuar, Granit Plava, gjatë një operacioni policor në Gjakovë në dy lokacione të ndryshme.
Naum Murseli i dha sot lamtumirën bashkëshortes, madje edhe i organizoi ceremoninë mortore.

Reagimi i plotë:
Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë.
Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës.
Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit