zoom

Slider

Myrto Uzuni impresionon me shifrat e tij, lë pas edhe sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski-n

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni po shkëlqen në futbollin spanjoll duke kaluar sezonin më të mirë të karrierës.

Përfaqësuesi shqiptar i ka realizuar plot 20 gol me fanellën e Granada-s deri më tani në këtë seozn dhe kjo ka bërë ekip të aspiroj promovimin në La Liga.

Me këto statistika, sulmuesi i kombëtares e sheh veten duke rivalizuar yjet e futbollit evropian.

Numrat e tij nuk janë larg atyre të yjeve si Haaland, Mbappe, Leëandoëski apo Osimhen, përkundër faktit se bën pjesë në një nivel më të ulët garash.

27-vjeçari e ka një statistikë prej 0.63 goli për ndeshje dhe lë pas sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski-n, i cili e ka mesataren prej 0.6 goli për ndeshje.

Statistikat më të mira në Evropë, i ka sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, i cili ka një mesatare të frikshme prej 1.04 goli për ndeshje. /zoom.al/

Statistikat e golashënuesve në futbollin evropian

Haaland 1.04 gola/ndeshje

Osimhen 0.73 gola/ndeshje

Mbappe 0.7 gola/ndeshje

Uzuni 0.63 gola/ndeshje

Lewandowski 0.6 gola/ndeshje

Fullkrug 0.6 gola/ndeshje