zoom

Stil

Muzika amerikane në zi, shuhet këngëtari i “Country” Toby Keith

Ylli i muzikës Country, Toby Keith, ka vdekur në moshën 62-vjeçare, raporton BBC.

Ai ishte i diagnostikuar me kancer në stomak, një luftë që e cilësoi “dobësuese”.

Në deklaratë thuhet se ai “e luftoi luftën e tij me hir dhe dinjitet”.

Gjatë një karriere më shumë se 30-vjeçare, ai publikoi hite, duke përfshirë “Who’s Your Daddy” dhe Made in America.

Keith ka lënë pas gruan e tij, Tricia Lucus, dhe tre fëmijë.