zoom

Të gjitha

“Thjesht WOW” / Nuk shkoi në Met Gala, por Rihanna mori një nderim të veçantë

Mungesa e Rihannës, e cila është kthyer në ikonën absolute të modës, në Met Gala të këtij viti duket se i ka “kushtuar” të gjithëve.

Për të nderuar yllin, Vogue dhe Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork kanë krijuar një skulpturë mermeri që e përfaqëson atë.

Në fakt, Muzeu është kujdesur që ta prezantojë këngëtaren tashmë që është në pritje të ëmbël dhe jo në një fazë tjetër të jetës së saj. “Faleminderit @metmuseum dhe @voguemagazine për këtë nderim historik!”, shkruan Rihanna teksa ka ripostuar videon.

Stilisti birtanik, Hayden Williams theksoi se edhe pse këngëtarja nuk ishte e pranishme pati një ndikim shumë të madh në ceremoninë e këtij viti./L.K

/Zoom.al