zoom

Sport

Murinjo drejt Mynihut? Detaji që forcon dyshimet si tekniku i ardhshëm i Bayern

Fill pas largimit të tij nga Roma, dukej një thashethem, një emër mediatik për një klub të madh si Bayern Munich, por sipas “Bild”: “Jose Mourinho-Bayern është një opsion konkret, kjo pasi edhe drejtori sportiv i klubit gjerman e ka lënë të hapur këtë pistë”.

Në fund të këtij sezoni, Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich, ky fakt ka bërë që këtë periudhë të lakohen shumë emra, një prej tyre ka qenë edhe Jurgen Klopp, por Max Eberl, drejtori i Bayern e ka përjashtuar si opsion:

“Ne respektojmë zgjedhjen e tij, dëshiron të pushojë”.

Ndërkohë, i pyetur për Mourinho, Eberl la gjithçka të hapur:

“Sigurisht, ne po ndjekim të gjithë profilet që janë të disponueshëm. Janë mbi katër trajner që ne po ndjekim. Mourinho po mëson gjermanisht? Këtë nuk e di”, u shpreh drejtori i Bayern Munich.

Nuk është një sekret që Jose Mourinho-n e josh shumë ideja për të drejtuar Bayern Munich, një klub i madh për të cilin tekniku portugez ka shprehur gjithnjë admirimin e tij. /ZOOM.AL/