zoom

Slider

Mozzik në një lidhje të re? Poston foto nga shtrati me vajzën misterioze

Reperi Gramoz Aliu i njohur si Mozzik ka krijuar zhurmë në rrjetet sociale ditët e fundit.

Reperi ka postuar në InstaStory foton e një vajzë në shtrat e cila ndodhet në po të njëjtin vend me të, duke e fshirë atë brenda disa minutave.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse vajza misterioze është e dashura e Mozzik, apo reperi ndodhet në xhirimet e ndonjë videoklipi për këngën e tij të ardhshme.

Jeta private e reperit  ka qenë shumë e komentuar, edhe pse ai është treguar i rezervuar për të folur që pas ndarjes nga ish-partnerja e tij, Loredana Zefi.