zoom

Slider

Mourinho vjen sërish në Tiranë, Roma e tij do të luajë me kampionët e Shqipërisë

Jose Mourinho rikthehet në Tiranë. Këtë herë për një sfidë miqësore që Roma do të luajë në mbrëmjen e 12 gushtit përballë Partizanit në “Air Albania”.

Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ka dhënë lajmin në rrjetet sociale për miqësoren e luksit që kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndaj verdhekuqve të Romës.


“Wow, perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirësevjen sërish Jose”, shkroi Rama, duke e shoqëruar postimin me një foto të portugezit me trofeun e Conference League në dorë.


Miqësorja e luksit e Partizanit, do të vijë vetëm dy ditë pas transfertës letoneze ndaj Valmeirës në turin e tretë eliminator të Conference League. /zoom.al/