zoom

Të gjitha

“Kardashian-s” sërisht pjesë e televizionit

Yjet Kardashian së shpejti do t’i shikojmë me një tjetër emision. Kim Kardashian nëpërmjet një interviste të fundit ka deklaruar se reperi Kanye West do të jetë i ftuari i parë i saj.

Khloe dhe Tristan Thomson do të flasin për skandalin e tyre të prindërimit, ndërsa ish-i i Krisit, Catlyn Jenner nuk do të jetë fare në këtë emission, që pritet t`u sjellë miliona. Reality shoë i ri i tyre pritet të nisë në 14 prill.

Kris, Kourtney, Kim dhe Khloe kanë pozuar së bashku për kopertinën e Variety, ku shihen të veshura me te zeza që të treja.

“Besoj jam kampione e të qenit publike dhe kritike kur jam private”, ka thënë Kim në këtë intervistë të gjatë për Variety. Ajo tha se në emisionin e ri nuk do të këtë vend për të dashurin e ri Pete Davidson, të paktën jo për momentin.

Kim Kardashian ka treguar që ish burri saj Kanye West do të jetë në episodin e parë “ku flitet për ndjenjat”. Por grindjet nuk do t`i tregojë, preferon të mbeten private./L.K

/Zoom.al