zoom

Aktualitet

Moti për nesër, ja ku do të ketë reshje shiu

Moti për nesër, ja ku do të ketë reshje shiu

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Moti parashikohet parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.


Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) do të regjistrohen në orët e para të mëngjesit në jug të vendit.

Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezente në qendër dhe jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura