zoom

Aktualitet

Moti për nesër, ja ku do të ketë reshje

Moti për nesër, ja ku do të ketë reshje

Moti nesër parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dhe në verilindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 15 °C
në vendet e ulëta: 3 / 16 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C/ Zoom.al

Postime të lidhura