zoom

Aktualitet

Moti për nesër, çfarë ndodh me temperaturat

Moti për nesër, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore nga orët e meditës deri ato të pasdites.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s.
Deti – Valëzimi 2-3 ballë.

Postime të lidhura