Aplikacion
Autoritetet amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, për shkak të stuhisë së fortë të dëborës që ka goditur vendin gjatë ditëve të fundit.
Moti ekstrem ka sjellë pasoja të rënda në qarkullimin ajror, veçanërisht në një nga periudhat më të ngarkuara të udhëtimeve të fundvitit. Sipas të dhënave të raportuara nga shërbimet e monitorimit të fluturimeve, mbi 9 mijë fluturime janë anuluar ose kanë pësuar vonesa që nga mbrëmja e së premtes.
Problemet janë përqendruar kryesisht në aeroportet kryesore të zonës metropolitane të Nju Jorkut, përfshirë “John F. Kennedy International”, “Newark Liberty International” dhe “LaGuardia”, të cilat kanë paralajmëruar për ndërprerje të mëtejshme përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin përditësimet zyrtare, ndërsa kushtet e motit vijojnë të mbeten të paqëndrueshme./ Zoom.al