zoom

Bota

Acari “mbërthen” Kanadanë, anulohen fluturimet

Rikthehet acari në Kanada.

Pas një fundjave me temperatura polare, të hënën dhe të martën qytetarët në Kanada përjetuan mot më të ngrohtë.

Por këtë të mërkurë sinoptikanët njoftuan rënie të mëtejshme të temperaturave deri në minus 7 gradë dhe borë që mund të arrijë deri në 15 cm.

Për këtë arsye, shkollat në Vankuver mbetën të mbyllura sot dhe shumë fluturime anuluan nga moti i keq.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike, dhe megjithëse autoritetet vazhdojnë të pastrojnë borën dhe akullin nga pistat, sot do të ketë më pak fluturime. Sipas faqes së internetit të specializuar për gjurmimin e fluturimeve Flightaware, rreth 50 fluturime u anuluan.