zoom

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, sa shkojnë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, sa shkojnë temperaturat

Dita e shtunë parashikohet të sjellë mot relativisht të paqëndrueshëm në vend.

Në pjesën e parë të ditës, përgjatë ultësirës perëndimore priten alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas parashikimeve, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në zonat jugore dhe pjesërisht në ato qendrore. Në orët e pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Në zonën e Alpet Shqiptare dhe në relievet e larta malore parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në segmentin jugperëndimor, si dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Sa i përket kushteve detare, deti parashikohet me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14°C, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 4°C në Kukës, Bajram Curri dhe Peshkopi.