Aplikacion
Dita e Hënë pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin. Qielli do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit, fillimisht me intensitet të ulët në zonën e Ultësirës Perëndimore.
Gjatë mesditës dhe në vijim, reshjet do të përfshijnë gradualisht pjesën tjetër të vendit, duke u shfaqur herë pas here me intensitet të ulët. Në zonat malore priten edhe shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes, reshjet do të dobësohen, duke mbetur të lehta kryesisht në jug dhe në disa zona malore të verilindjes.
Në lartësitë mbi 1000–1200 metra në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje të dobëta dëbore. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa deti Adriatik dhe ai Jon do të kenë valëzim të ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë./ Zoom.al