zoom

Bota

Mori ryshfet shufra ari, senatori amerikan do të dorëhiqet! Rrezikon vite burg

Mori ryshfet shufra ari, senatori amerikan do të dorëhiqet! Rrezikon vite burg

Bob Menendez do të japë dorëheqjen nga Senati i SHBA-së, sipas CBS, pasi u dënua për marrje ryshfeti duke përfshirë shufra ari për të ndihmuar qeveritë e huaja.

Demokrati i Nju Xhersit i kishte rezistuar thirrjeve për dorëheqje – duke përfshirë edhe udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer. Dorëheqja e tij vjen një ditë pasi komisioni i etikës i Senatit filloi një shqyrtim mbi përjashtimin e tij.

Menendez – dikur kreu i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit – u shpall fajtor për 16 akuza që lidhen me korrupsionin. Ai përballet me dekada burg.

70-vjeçari shprehet i pafajshëm, duke thënë jashtë gjykatës pas dënimit të tij se “asnjëherë nuk e ka shkelur betimin tim publik”. Ai do të dënohet më 29 tetor.

CBS tha se dorëheqja e Menendez do të jetë efektive nga 20 gushti.

Një dorëheqje në fund të gushtit do t’i lejonte atij të mbledhë të paktën një muaj tjetër nga paga e tij në Senat dhe sigurimi shëndetësor, në një kohë kur financat e tij janë të tendosura dhe gruaja e tij, Nadine, po i nënshtrohet trajtimit të kancerit, raportoi The New York Times.