zoom

Aktualitet

Monika Kryemadhi thirret sot në SPAK për inceneratorin e Tiranës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur këtë të martë në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj që thotë se në Sharrë kryhet vetëm groposje.

Disa ditë më parë, Kryemadhi publikoi një material ku sipas saj vërtetoheshin shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve dhe shtoi se organet e drejtësisë me në krye SPAK-un, duhet të veprojnë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës ku transportohen mbetje edhe nga bashkitë e tjera.

Hera e fundit kur u paraqit në SPAK ishte në tetor të vitit të kaluar, kur u shfaq me dosje të kuqe në dorë në Prokurorinë e Posaçme. Ajo iu përgjigj për më shumë se 2 orë pyetjeve të prokurorëve pasi ishte thirrur si personi që ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit.