Aplikacion
Big Brother VIP do të nisë sonte rrugëtimin e tij disa-javor, duke hapur dyert e shtëpisë për disa emra të njohur të showbizit shqiptar, por edhe për disa njerëz të thjeshtë me një histori për të treguar.
Produksioni ka paralajmëruar se formati i këtij viti do të jetë ndryshe nga të kaluarit, duke premtuar edhe shkëmbim banorësh me Grande Fratello në Itali.
Emrat e banorëve ende nuk janë konfirmuar, ata pritet të zbulohen njëri pas tjetrit sonte gjatë spektaklit. Por një prej tyre duket se ka dalë hapur.

Bëhet fjalë për moderatoren e “Wake Up”, Enxhi Nasufi. Ditën e djeshme, ajo mungoi në emisionin e mëngjesit dhe u zëvendësua nga Jonida Alickolli.

Kjo e fundit la të nënkuptohej se Enxhi Nasufi ishte izoluar, para se të futet në shtëpinë e Big Brother dhe për këtë arsye mungon në emision.

Emri i saj është edhe pjesë e një liste që qarkulloi pak ditë më parë, me VIP-at që do të jenë pjesë e Big Brother.
Biseda e bërë dje në “Wake Up”:
Jonida: Mund të më zgjoni më shpesh mëngjesëve.
Neada: Pse kështu?
Jonida: Meqenëse Enxhi është sëmurë.
Neada: Ku do të dalësh?
Jonida: Tani a po flasim për “Big Brother”? Po hy direkt në temë.
Neada: Ka një listë që qarkullon me shumë emra, nuk e dimë kush do jetë nga ata, por aty Brenda është edhe emri i Enxhi Nasufit. Ti mendon që mund të jetë në “Big Brother?”.
Jonida: Enxhi sot mungon, nesër fillon “Big Brother”, kam përshtypjen se mund të jenë izoluar banorët tashmë. Edhe unë po spekuloj. Unë këtë mëngjes po e ndjej veten shumë Alfred Cako dhe po bëj të gjitha hipotezat e mundshme me emrat që po qarkullojnë në rrjet, por Enxhi në fakt është një prej tyre.
Blendi: Kur vjen puna tek emrat kam përshtypjen se është sekreti më i ruajtur me më shumë fanatizëm.