zoom

Lajme

Moderatori tha se ndarja e tij me Heidin është skenar, Romeo reagon ashpër

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci duket se po kalojnë një krizë në çift. Dyshja, të cilët pas daljes nga BBV ishin të pandashëm, kanë ngritur dyshimet se janë ndarë pasi s’postojnë më asnjë foto apo video në rrjetet sociale në praninë e njëri-tjetrit.

Por ka edhe nga ata që mendojnë se çifti po e bën gjithçka për vëmendje, mes tyre moderatori Ronaldo Sharka. Ai e ka quajtur një skenar të Heidit dhe Romeos.

“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo.

Por pas deklaratës së tij, Romeo e ka hequr nga ndjekësit në Instagram, një veprim ky që duket si një “hakmarrje”.

Thashethemet për një ndarje të çiftit nisën kur Romeo dhe Donald Veshaj festuan 29-vjetorin e lindjes. Dy vëllezërit bënë urime publike për njëri-tjetrin, ashtu sikurse Bora Zemani për partnerin e saj.

“Do të të blija një dhuratë, por u kujtova që ti tashmë ke gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë…mua. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkroi Bora krahas disa fotove me Donaldin.

Por, ajo që u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga ana e partneres së Romeos, Heidi Bacit. Kjo e fundit nuk ka postuar asgjë në rrjetet e saj sociale, duke nxitur dyshimet se çifti mund të jetë duke kaluar një krizë. Mbetet të shihet nëse çifti është bashkë apo i kanë ndarë rrugët mes tyre.