zoom

Ekonomi

Miratohet leja për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në Rinas, projekte edhe te Liqeni Tiranës

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi këtë javë një numër të konsiderueshëm lejesh ndërtimi e zhvillimi, apo ndryshime në ato ekzistuese, që përfshijnë projekte të institucioneve publike, por edhe private, në sektorë të transportit dhe turizmit.

Konkretisht në sy bie leja e ndërtimit për shtesën e krahut verior në Aeroportin e Rinasit, që përkon me zgjerimin e terminalit të pasagjerëve. Në këtë projekt përfshihet edhe godina e re e policisë dhe zhvillues do të jetë koncesionari “Tirana International Airport” sh.p.k.

Projekti ishte lajmëruar edhe më herët kur u bë edhe kalimi i aeroportit nga grupi i “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright” tek blerësi i ri “Kastrati Group”.

Në atë kohë do të lakohej se zgjatja nga 22 vjet e konceisonit në 35 vjet do të bëhej kundrejt disa inevsimteve me vetë fondet e koncesionarit, që parashikonte një shumë 99 milionë euro së bashku me një sërë masash të tjera siç ishte reduktimi i tarifës për pasagjerët.

Të tjera vendime parashikojnë dhënie lejesh ndërtimi apo zhvillimi për resorte e komplekse rezidenciale në zonën e Vlorës, Dhërmiut, Jalit apo Himarës. Të gjithë këto janë projekte të reja ose ndryshime në lejet ekzistuese në disa raste.

Për Tiranën janë miratuar disa leje ndërtimi e zhvillimi për banesa apo ndërtime shumëkatëshe, ku në sy bien disa projekte në nën emërtesën Tirana Lake.

Si p.sh. Për ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k. Leje Ndërtimi po në atë zonë u dha për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 1, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Një tjetër leje ndërtimi po te Liqeni është për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Vendimet e miratuara nga KKT datë 16 mars 2022

Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Tropojë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesa e krahut verior, projekti për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve të Aeroportit “Nënë Tereza” dhe godina e re e policisë, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Fabrikë për prodhimin e transformatorëve TM, TU dhe remontin e transformatoreve të fuqisë deri në 110KË dhe ambiente magazinimi”, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elektroinvest”.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kullë Radar”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Xhamisë së Plumbit”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvillues Agjencinë e Korperimit dhe Kordinimit Turk.
Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Mozaiku i Tiranës”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shumëfunksionale për Akademinë e Forcave të Armatosura”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 5001.
Leje Ndërtimi për objektin: “Baza Ajrore e Kuçovës”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 3001.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i godinës së laboratorit të komunitetit “Food4health”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godina e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Universitetin Politeknik të Tiranës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri” 1, 2 dhe 4 kate, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës “Xhezmi Delli”, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i Kopshtit Nr. 41”, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori””, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në Rr. “Sami Frashëri”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ALKonstruksion Group” sh.p.k.
Për ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 1, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje në Rr. “Vaso Pasha (Brigada 8)”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Texas Development” sh.p.k dhe “Daton” sh.p.k.
Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Objekt me funksion hotel “Ëave Hotel”, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “LTD Co” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në Dhërmi”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Miki Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Banyan Tree Hotel Resort”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dast” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik, rezidencial dhe shërbime”, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik, rezidencial dhe shërbime”, Faza 1, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Vila banimi “Lola”, me vendndodhje në Rr. “Pavarësia”, Bashkia Durrës”, me zhvillues Z. Idajet Ismailaj.
Leje Zhvillimi për objektin: “Marina Hotel dhe struktura akomoduese rezidenciale”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residences Vlorë” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion shërbimi, në shëtitoren bregdetare”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ADHENIS” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hotelier dhe rezidencë me shërbime turistike”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group – Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe rezidencë me shërbime turistike, me vendndodhje në Radhimë, BashkiaVlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group – Construction” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks me funksion shërbim hoteleri dhe shtëpi të dyta”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Imeraj & AG Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues Znj. Flutura Andoni.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleksi kurativ “Kroi i bardhë”, me vendndodhje në Kurbnesh, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvilluesshoqërinë “Kunora Group” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë objekti industrial 1 dhe 2 kate dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Kamëz, me zhvillues Z. Ardjan Shashaj dhe Z. Skënder Pashaj.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Mali, në ujrat e patrajtuara të tubacioneve të ujësjellësit Bovillë, lumi Tërkuzë, Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Energji” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Hekal”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Age Erzen” sh.p.k.
Njoftimi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hartimin/miratimin e Planeve të Detyruara Vendor për njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga fatkeqësia natyore e datës 26.11.2019.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 30.12.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./Monitor/