Aplikacion
Kuqezinjtë e Silvinjos kanë bërë një ndeshje me “4 Yje” në miqësoren e luksit përballë Jordanisë, e cila vjen 3 ditë pas suksesit historik me Serbinë në Leskovac.
Në këtë sfidë trajneri Silvinjo la pushim disa prej titullarëve duke nisur nga porta ku në vend të Strakoshës u aktivizua Dajsinani, ndërsa ndryshime pati edhe në mbrojtje ku nga minuta e parë zbritën në fushë Mihaj dhe Balliu në vend të Hysjat dhe Ajetit, ndërsa në mesfushë u rikthye titullar Bajrami.
Ndërsa në sulm e nisi nga miniyta e parë Hoxha, Daku dhe Asani. Një ndeshje e cila u nis keq nga kuqezinjtë të cilët pësuan gol në minutën e 27-të nga Rashdan, por 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë kuqezinjtë barazuan shifrat pas një autogoli të Abualnadi.
Në pjesën e dytë Silvinjo hodhi në fushë Brojën, Ramadanin, Gripshin, Caken Hysjan dhe Alijin, çka solli dhe ndryshimin e lojë.
Ishte Broja i cili në minutën e 65 kaloi Shqipërinë në avantazh pasi kaloi topin mbi portierin kundërshtar dhe më pas e shtyu në portën e boashatisur.
Ndërkohë pak minuta më pas Arbër Hoxha do të shënonte një supergol nga jashtëzone duke trefishuar rezultatin. Në të 79-t Broja merr para gjithë mbrojtjen jordaneze dhe jep asistin perfekt për Bajramin i cili rikthehet tek goli.
Pak minuta para fundit Oluan shënon golin e dytë për Jordaninë.
Një miqësore që shërbeu më shumë ëpr të aprë gjendjen e futbollistëve që nuk patën mundësinë të aktivizohen me Serbinë, por edhe për të provuar lojtarët e rinj. Zoom.al/